Përfaqësuesit e QBPZH vizituan komunën e Leposaviqit dhe së bashku me familjarët e personave të zhdukur nga kjo komunë, u takuan me z. Goran Milićević, Drejtor i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth mundësive të përmirësimit të bashkëpunimit midis autoriteteve komunale dhe familjarëve të personave të zhdukur, në mënyrë që të kontribuojnë në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.Ky aktivitet është pjesë e projektit të mbështetur nga ICMP.