- May 16, 2024
Me datë 16.05.2024, Qendra Burimore për Persona të Zhdukur mbajti një sesion informues në Komunën e Drenasit. Sesioni informues ishte i hapur për familjarë të personave të zhdukur, shoqërinë civile dhe të gjithë të interesuarit.
Takimi u hap nga Drejtori Ekzekutiv i QBPZH-së z. Bajram Qerkinaj dhe më pas u ilustruan çështje të ndryshme ligjore të cilat i preokupojnë familjarët e personave të zhdukur si Ligji për Personat e Zhdukur dhe Ligji nr. 04/L-054 për kategoritë e dala nga lufta nga z. Valdon Bytyqi, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësise- Divizioni për Drejtësi Tranzicionale.
Ky aktivitet u mbështet nga: UNMIK, UNDP, Ambasada Britanike në Prishtinë