Sesion informues lidhur me fatin e personave të zhdukur dhe çështje tjera ligjore për familjarët e tyre.

Me datë 20 qershor Qendra Burimore për Persona të Zhdukur mbajti një sesion informues në Komunën e Malishevës. Në këtë sesion informativ u diskutua për zhvillimet e fundit për fatin e personave të zhdukur si dhe çështje të ndryshme ligjore që i preokupojnë familjarët e të pagjeturve.

Sesioni informues ishte i hapur për familjarët e personave të zhdukur, shoqërinë civilel, mediat dhe të gjithë të interesuarit.