Sesioni informativ i ndërmjetësuar nga QBPZh ndërmjet familjarëve të personave të zhdukur dhe EULEX-it.

Sesioni informues i ndërmjetësuar nga QBPZH në mes të familjarëve të personave të zhdukur dhe EULEX-it ne Fushe Kosove. Edhe një herë u dëshmua se sa e rëndësishme është që familjet të kenë mundësinë për të adresuar nevojat e tyre tek institucionet përkatëse, dhe për t’i bërë pyetje drejtpërdrejt lidhur me çështjet e pazgjidhura.

Ky ishte i dyti nga pesë sesionet informative si pjesë e projektit “Mbështetje për familjarët e personave të pagjetur në përmirësimin e komunikimit me faktorë kyç në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”, të cilin QBPZH po e zbaton me mbështetjen e EULEX-it. .