- April 6, 2023
Sesioni informues i lehtësuar nga QBPZH në mes të familjarëve të personave të zhdukur dhe EULEX-it. Familjarëve iu dha mundësia që t’u drejtohen drejtpërdrejt përfaqësuesve të EULEX-it dhe të bëjnë pyetje për të cilat ata konsiderojnë se u mungojnë përgjigjet.
Ky ishte i pari nga pesë sesionet informuese si pjesë e projektit “Përkrahje familjarëve të personave të zhdukur në përmirësimin e komunikimit me faktorë kyç në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”, të cilin QBPZH po e zbaton me mbështetjen e EULEX-it.