- January 23, 2023

Më 24 janar 2023, debati me temën “Shansi (i humbur) për një marrëveshje:Kërkimi për personat e zhdukur nga lufta në Kosovë“, u mbajt në Beograd.Debati u organizua nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut Serbi.
Ndër të tjera, u theksua se politizimi i çështjes së personave të zhdukur është i papranueshëm dhe se dëmton procesin e zbardhjes së fatit të tyre.
Natasa Bozilovic, në emër të QBPZH-së, theksoi se askush nuk ka të drejtë të luajë kumar me të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur për hir të arritjes së qëllimeve politike.