Shënimi i 27 prillit, Dita Kombëtare të Personave të Zhdukur

Më 28 prill, në shënim të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, u mbajt një takim përkujtimor me pjesëmarrjen e familjarëve të personave të zhdukur, përfaqësuesve të institucioneve, shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë dhe mediave.

Ky takim ishte një moment reflektimi, kujtese dhe angazhimi të ri për zbardhjen e fatit të të zhdukurve. 27 prilli nuk është vetëm një datë në kalendar, por një thirrje e përhershme për drejtësi dhe të vërtetë.

Në këtë ngjarje, u përkujtua me respekt të veçantë Baca Bajram Çerkinaj – një ndër figurat më të spikatura në përpjekjen për zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Me vendosmëri dhe përkushtim të palodhur, ai mbeti zëri i të vërtetës deri në frymën e fundit, duke e jetuar jetën me dhembjen dhe shpresën e mijëra familjeve. Edhe sot, mbi 1600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, dhe trashëgimia e Bacës Bajram na obligon të mos ndalemi në kërkimin e të vërtetës.

Në këtë takim u theksuan disa kërkesa dhe rekomandime të rëndësishme:

-Çështja e mostrave të gjakut

-Nevoja për vullnet politik të fuqishëm dhe bashkëpunim institucional

-Depolitizimi i procesit

-Përfshirja e familjarëve në dialogun e Brukselit

-Memorializimi me gjuhë që ndërton të ardhmen

-Kartat e identifikimit për familjarët

-Fokusimi në shërimin psiko-social

-Çështja e pensioneve