Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Dhunë me konferenca në Beograd dhe Prishtinë

Ashtu si vitin e kaluar, QBPZh edhe këtë vit ka shënuar 30 gushtin, Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.

Me këtë rast janë mbajtur dy konferenca/tryeza të rrumbullakëta, një në Prishtinë dhe një në Beograd.

Në këto ngjarje kanë marrë pjesë familjarë të personave të zhdukur nga Kosova dhe Serbia, si dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse.

Temat e diskutuara:

  • Zhvillimet më të fundit në lidhje me punën në terren, vendndodhjet/gërmimet e reja
  • Deklarata për Personat e Zhdukur
  • Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale
  • Amendamentimi i Ligjit për Persona të Zhdukur
  • Përfitimet financiare të familjarëve të personave të zhdukur

Ngjarja u realizua bashkërisht me shoqatën e familjarëve të personave të zhdukur “Kosovski Stradalnici” nga Beogradi, me mbështetje financiare nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ambasada Britanike në Kosovë përmes UNDP-së.