Projects

Mbështetje për familjet dhe shoqatat familjare të personave të zhdukur në avokimin e të drejtave të familjarëve të personave të zhdukur

Kohëzgjatja e projektit:
Nëntor 2018 - Mars 2021
Mbështetur nga:
Ambasada e Britanisë së Madhe përmes UNDP dhe
Ambasada e SHBA përmes KUSA Alumni
Objektivi i Projektit:
Objektivat e projektit kontribuojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e mandatit të QBPZH-së në mbështetjen e procesit të zbardhjes të fatit të personave të zhdukur dhe pajtimit midis familjeve të personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike, përmes:
Mbështetjes për institucionet përkatëse qeveritare në Kosovë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në zgjidhjen e rasteve të personave të mbetur të zhdukur dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe të kuptuarit të publikut të gjerë për çështjen e personave të zhdukur në Kosovë;
Lehtësimit të dialogut dhe mirëkuptimit midis familjeve të personave të zhdukur nga të gjitha prejardhjet etnike, me qëllim ndërtimin e besimit midis shoqatave të familjeve të personave të zhdukur dhe anëtarëve të tyre dhe në fund të fundit sjellin pajtimin midis tyre; dhe
Mbështetjen për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur të keqidentifikuar.

Galeria e projektit

Themeluar dhe mbështetur nga: