“Ta kisha një varr ku t’i vija lule”

Rrëfimi #10

“Ta kisha një varr ku t’i vija lule”
Millorad Trifunoviq, Mitrovicë

Mirosllav Trifunoviq ishte kthyer në Kosovë pas disa vitesh të jetës jashtë. Kishte shkuar 43 vjeç dhe mendonte të martohej e të krijonte familje. Punonte në mihjen sipërfaqësore të Bellaqevcit. Madje kishte ndërtuar një kat të shtëpisë në të cilën do të jetonte kur të martohej.

Në qershor të vitit 1998, po bëhej gati të shkonte në bregdet me të dashurën, që kur të ktheheshin të bënin dasmën. Një mëngjes po shkonte me disa kolegë në punë sa për ta marrë pagën para se të nisej për pushime. Vëllai i tij Milloradi, anëtar i Komisionit për Personat e Pagjetur në Qeverinë e Kosovës, tregon se kjo do të ishte hera e fundit që e kanë parë të gjallë.

Aktor: Shkelzen Veseli
Kompozitor: Memli Kelmendi
Intervistues: Korab Krasniqi
Fotografitë: Korab Krasniqi
Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

Linku për audio-rrëfimin http://kosovomemory.org/podcast/episodi-10-ta-kisha-nje-varr-ku-ti-vija-lule-15-31-min/?lang=sq