Takim i mbajtur me familjarët e personave të zhdukur

“E drejta për të ditur është një nga të drejtat themelore të familjarëve të personave të zhdukur. Prandaj, institucionet përgjegjëse për zbardhjen e fatit të atyre që janë ende të pagjetur, duhet të kenë një qasje më serioze dhe të vënë para të gjitha viktimat dhe të drejtat e familjarëve të tyre.

Ky është përfundimi kryesor i takimit të zhvilluar me familjarët e personave të zhdukur, më datë 11.06.2024. Aktiviteti realizohet bashkërisht me Fondacionin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, me mbështetje financiare nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë”.