Takim i QBPZH me nënkryetarin e komunës së Ferizajt, z.Arton Gavazi dhe përfaqësuesit e zyrës ligjore, z. Islam Ademi dhe z. Arbër Zariqi

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me punën, aktivitetet dhe synimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si dhe gjendjen momentale të familjarëve të personave të zhdukur, duke shqyrtuar edhe mundësitë e bashkëpunimit me komunën, në kuadër të projektit të mbështetur nga ICMP.