- December 1, 2021
Gjatë takimit, familjarët e personave të zhdukur, patën rastin të paraqesin kërkesat e tyre dhe të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe nga Policia e Kosovës, Divizioni për Persona të Zhdukur. Në takim ishte I pranishëm gjithashtu edhe ambasadori I Zvicrës në Kosovë, Z. Thomas Kolly. Ai shprehu përkrahjen e vazhdueshme të ambasadës drejt çështjes së personave të zhdukur, duke përgëzuar familjarët për punën e tyre në këtë proces. Z. Kolly inkurajoi familjarët të vazhdojnë bashkkëpunimin mes tyre, pa dallim etnik : “Fuqia juaj qëndron tek puna e përbashkët, kështu krijoni një lëvizje të fuqishme. Ju inkurajoj të bashkëpunoni mes vete dhe me institucionet relevante, ndërsa ne do t’ju asistojmë juve dhe institucionet, që t’ju ndihmojmë të arrini qëllimin për të gjetur më të dashurit tuaj”.”








