- June 5, 2024
Qendra Burimore për Persona të Zhdukur priti në takim kryetarin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, z. Hysen Sogojeva.
Me z. Sogojeva u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet QBPZH-së dhe OHT-së, ku i njejti, në emër të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës shprehi dëshirën dhe vullnetin që të ndihmojë Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur me të gjitha mundësitë që I ka në dispozicion, në kuptimin që tu ndihmojë familjarëve të personave të zhdukur të punësohen në këtë sektor, pra në bizneset që janë anëtare të OHT-së.
Mbetet që ditëve në vazhdim të ketë takime të tjera mes QBPZH-së dhe OHT-së për të thelluar bashkëpunimin.
Andaj, luten të gjithë familjarët e personave të zhdukur të cilët janë të interesuar të punojnë në këtë sektor në punët si: ( recepsionit/ banakier, kuzhinier, ndihmës kuzhinier, enëlarës, kamarier etj) të kontaktojnë Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, në mënyrë që të pajisen me informata më të detajuara.