Takim me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefin e UNMIK-ut, z. Peter Due

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur pati kënaqësinë të mirëpresë Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefin e UNMIK-ut, z. Peter Due, për një takim të frytshëm me familjarë të personave të zhdukur, përfaqësues të shoqatave, z. Ibrahim Makolli në cilësinë e tij si ekspert dhe avokat i çështjes, si dhe stafin e MPRC-së.

Diskutimi u fokusua në sfidat me të cilat përballen familjet e personave të zhdukur në Kosovë dhe në rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes, të së vërtetës, drejtësisë dhe angazhimit institucional. MPRC vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të UNMIK-ut dhe mbetet e përkushtuar në avokimin për të drejtat dhe nevojat e të gjitha familjeve të personave të zhdukur në mbarë Kosovën.