- June 10, 2022
Më 10 qershor, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh, u takua me përfaqësuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur (QBPZH). U diskutua rëndësia e promovimit të të drejtave të njeriut dhe një qasje humanitare ndaj çështjes së personave të zhdukur. PSSP Ziadeh përsëriti përkushtimin e UNMIK-ut për të mbështetur QBPZH-në dhe familjet e personave të zhdukur në të drejtën e tyre për të ndjekur të vërtetën. Gjithashtu, ata theksuan nevojën që bashkëpunimi kuptimplotë ndërmjet grupeve punuese të Prishtinës dhe Beogradit për personat e pagjetur të rifillojë me efekt të plotë.