- June 21, 2026
Gjatë muajve maj dhe qershor, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZh), në partneritet me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), organizoi me sukses tetë sesione të mbështetjes psikosociale për gratë familjare të personave të zhdukur nga komunitete të ndryshme të rajonit të Mitrovicës.
Sesionet u udhëhoqën nga psikologë profesionistë të IML-së, duke ofruar një mjedis të sigurt dhe mbështetës ku pjesëmarrëset patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre, të forcojnë qëndrueshmërinë emocionale dhe të marrin mbështetje profesionale. Të gjitha sesionet u zhvilluan me sukses, me pjesëmarrje aktive dhe angazhim të vazhdueshëm nga gratë pjesëmarrëse, të cilat përfituan nga udhëzimet dhe mbështetja e ofruar.
QBPZh mbetet e përkushtuar në mbështetjen e familjeve të personave të zhdukur dhe do të vazhdojë ofrimin e këtyre shërbimeve në përputhje me nevojat e tyre.
Ky aktivitet u implementua nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZh) në kuadër të aktivitetit programor “Lehtësimi i së drejtës për të ditur dhe angazhimi i institucioneve përgjegjëse”, me mbështetjen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).