Anëtarët e shoqatave te familjeve të personave të zhdukur në Kosovë të udhëhequr nga z.Bajram Qerkinaj dhe z.Milorad Trifunović, koordinatorë të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur në Prishtinë, takuan udhëheqësen e zyrës së BE në Kosovë/ përfaqësuesen speciale të BE Natalya Apostolova, ku patën mundsinë të adresojnë çështjet me të cilat përballen familjet e personave të zhdukur në Kosovë.