Fillimi i projektit “Promovimi i një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut ndaj drejtësisë tranzicionale” përmes përdorimit të punëtorive psiko-sociale me familjarët e personave të zhdukur.

Sot mbajtëm të parën nga pesë punëtoritë psiko-sociale me familjarët e personave të zhdukur si pjesë e projektit “Promovimi i një qasjeje të bazuar në të drejtat e njeriut ndaj drejtësisë tranzicionale”. Një psikologe klinike me përvojë dhe eksperte në fushën e punës me familjarët e personave të zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, znj. Fatmire Shala Kastrati ka prezantuar strategji të thjeshta të metodave të terapisë që janë të lehta për t’u mësuar dhe zbatuar në jetën e përditshme për t’i ndihmuar familjarët të përballen me vështirësitë me të cilat përballen përditë. Kjo është një mënyrë efektive që familjarët të mësojnë të përballen me stresorët që lidhen me humbjen dhe të menaxhojnë simptomat me teknika të ndryshme.