- October 1, 2020
Qëllimi i i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me punën, aktivitetet dhe synimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, në kuadër të projektit të mbështetur nga ICMP. Gjatë këtij takimi u kërkua mbështetje nga ana e komunës në fuqizimin e rëndësisë së ADN-së në identifikimin sa më të saktë të rasteve të reja, duke pasur parasysh se fatkeqësisht edhe në qytetin e Mitrovicës ka pasur raste të identifikimeve të gabuara. Me këtë rast, nënkryetari Faruk Mujka, në emër të komunës ka ofruar bashkëpunim të plotë në këtë drejtim dhe si pikë kontakti për familjarët e personave të pagjetur në Mitrovicë ka caktuar zyrtarin Fitim Rama.

