Në shënimin e 27 Prillit, Ditës kombëtare për persona të zhdukur, QBPZH së bashku me familjarët e personave të zhdukur të të gjitha përkatësive etnike vendosën lule tek memoriali i personave të zhdukur, për nder të personave ende të pagjetur.

Kësaj ngjarje iu bashkengjitën edhe Presidentja e vendit, kryeministri dhe kryeparlamentari, të cilët theksuan rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur dhe shprehën përkrahjen e tyre të vazhdueshme në këtë proces. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, shumë institucione relevante vendore e ndërkombëtare, pëfaqësues të organizatave jo-qeveritare, partnerë të vazhdueshëm të QBPZH dhe misionit të zbardhjes së fatit të të pagjeturve.

Përmes një konference të shkurtër për shtyp, përfaqësuesit e QBPZH iu drejtuan publikut dhe u bënë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të intensifikojnë punën e tyre dhe t’i japin fund këtij procesi të dhimbshëm.