Punojmë drejt së ardhmes: Ftesë për pjesëmarrje në Punëtorinë e Rinisë në Kosovë

Ftesë për pjesëmarrje në punëtori.

Qendra Burimore për Personat e Zhdukur ju fton të bëheni pjesë e projektit – “Iniciativa e të rinjve në ndërtimin e besimit mes komuniteteve në Kosovë”. Projekti mbështetet nga zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ky projekt synon ngritjen e vetëdijes për pranimin e dallimeve mes komuniteteve në Kosovë, krijimin e bazave për komunikim dhe nxitjen e bashkëpunimit ndëretnik, kontributin në ndërtimin e besimit mes komuniteteve dhe promovimin e rëndësisë së trajtimit të çështjes së personave të zhdukur me qasjen e përqëndruar te viktima.

Pjesë e këtij projekti janë katër punëtori dy ditore me temat

1. Ngjashmëritë dhe dallimet mes komuniteteve në Kosovë.

2. Sa kanë kredibilitet dhe burime të rinjtë për të ndikuar në shoqëri?

3.Pengesat në procesin e ndërtimit të besimit

4. A përfshin trajtimi institucional i procesit të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur qasje të përqëndruar te viktima?

Punëtoritë do të mbahen në lokacione të ndryshme të Kosovës.

Kush mund të aplikoj: Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim feje, etnie, race dhe gjinie.

Mosha: 16-30.

Si të aplikoni: Na dërgoni Letër Motivimi duke theksuar arsyen se pse dëshironi të merrni pjesë në punëtori në e-mail adresën [email protected]. (Info shtesë: Ju mund të merrni pjesë në të gjitha punëtoritë nëse keni dëshirë, vetëm duhet ta shkruani në Letrën e Motivimit).

Data e fundit për aplikim: 06.11.2022.

Çka përfshihet në punëtori: Akomodimi, ushqimi dhe transporti nga Prishtina në lokacionin ku mbahet punëtoria dhe anasjelltas.