QBPZH 6 vjetorin!

Jemi krenarë të njoftojmë se sot QBPZH kremton 6-vjetorin e themelimit. Edhe pse jemi përballur me sfida të shumta, kemi arritur të arrijmë ato që vijojnë më poshtë, me ndihmën dhe mbështetjen e kolegëve, partnerëve tanë, por veçanërisht me mbështetjen e familjarëve të personave të zhdukur:

• QBPZH ka forcuar bashkëpunimin ndërmjet familjarëve të personave të zhdukur nga të gjitha përkatësitë etnike në Kosovë dhe Serbi;

• QBPZH ka rritur ndërgjegjësimin dhe mirëkuptimin e publikut të gjerë për çështjen e personave të zhdukur;

• QBPZH ka arritur tek rreth 2000 familjarë të personave të zhdukur nga të gjitha përkatësitë etnike, në Kosovë dhe Serbi;

• QBPZH ka ofruar trajtim psiko-social për familjarët e personave të zhdukur nga të gjitha përkatësitë etnike, përmes aktiviteteve të ndryshme sociale;

• QBPZH ka avokuar për të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur para autoriteteve, pavarësisht nga përkatësia etnike;

• QBPZH ka mbështetur integrimin e familjarëve të personave të zhdukur në shoqërinë kosovare;

• QBPZH ka mbështetur autoritetet lokale për të përmirësuar kapacitetet e tyre avokuese dhe hetimore në lidhje me dosjet e personave të zhdukur;

• QBPZH-ja është kujdesur që çështja e personave të zhdukur të trajtohet si çështje njerëzore dhe jo politike;

• QBPZH ka integruar të rinjtë e Kosovës në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, përmes aktiviteteve të ndryshme tematike dhe social.