Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZh) u takua me përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të Kombeve të Bashkuara për të informuar Komitetin e 5-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për fatin e 1615 personave të zhdukur në Kosovë

Më 1 shkurt 2024, Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZh) u takua me përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të Kombeve të Bashkuara. QBPZh informoi anëtarët e Komitetit të 5-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për procesin e zbardhjes së fatit të 1615 personave të zhdukur.

QBPZh do të vazhdojë të avokojë për të drejtat e familjeve të personave të zhdukur.