- April 25, 2024
Më datë 25.04.2024, Qendra Burimore për Persona të Zhdukur priti në zyret e saj ambasadorin e Britanisë së Madhe z. Jonathan Hargreaves. Në këtë takim u diskutua për punën e palodhshme të QBPZH-së në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, për sfidat me të cilat përballen familjarët e këtyre personave çdo ditë dhe për mundësitë që mund të shrytëzohen për tu dalur në ndihmë këtyre familjeve.
Ambasadori Jonathan Hargreaves, shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit që ai e përfaqëson që çdoherë t’i përkrah dhe tu ndihmojë këtyre familjarëve që tash e sa vite janë në kërkim të më të dashurve të tyre njejtë sikurse që kanë vepruar edhe paraardhësit e tij.
Ai mes të tjerash shtoi: ” Ndihem i përulur që jam këtu. Është shumë e vështirë të imagjinohet përvoja e familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Ata kanë vakum në jetën e tyre. Unë jam plot admirim për punën e vështirë që keni bërë. Roli juaj është i madh për t’u dhënë solidaritet dhe rehati familjeve.
Ju siguroj se mund të mbështeteni tek unë ashtu siç keni llogaritur tek paraardhësit e mi.”