- April 19, 2024
Më 19 prill 2024, QBPZH-ja mbështeti takimin e përbashkët të përfaqësuesve të familjeve të personave të zhdukur nga Serbia dhe Kosova, pjesë e të cilit takim ishte edhe qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH), Ministria e Drejtësisë – Departamenti për Drejtësi Tranzicionale, shoqëria civile, mediat dhe komuniteti ndërkombëtar.
QBPZH vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer mes përfaqësuesve të familjeve të personave të zhdukur, duke shprehur nevojën që çështja e personave të zhdukur të depolitizohet, të funksionalizohet Deklarata për Personat e Zhdukur, të respektohen të drejtat e familjeve të personave të zhdukur dhe familjet e personave të zhdukur të informohen për zhvillimet e fundit. Ky aktivitet mbështetet nga UNMIK – Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë #Kosovo MissingPersons #ICPPED #MPRC