Tryezë e rrumbullakët me temën e diskutimit “Ndryshim/Plotësimi i Ligjit për Personat e Zhdukur

Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur është çështja më e ndjeshme dhe më e rëndësishme që të dyja qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Serbisë, duhet ta kenë prioritet.

Po aq të rëndësishme janë edhe të drejtat e familjarëve të tyre. Prandaj, të gjitha ligjet në lidhje me këto të drejta duhet të përputhen me nevojat e familjeve.

Familjet e personave të zhdukur dhe të gjitha viktimat civile nuk duhet të diskriminohen në raport me familjet e kategorive të tjera të dala nga lufta.