“Gjetëm copa eshtnash të mëdha sa gishti”

Rrëfimi #3

“Gjetëm copa eshtnash të mëdha sa gishti”

Maliq Kryeziu, Bubavec, Malishevë

Familja e Maliq Kryeziut detyrohet të lëshojë shtëpinë kur forcat ushtarake serbe vijnë dhe sulmojnë fshatin me mbi tridhjetë tanke. Sfiliten duke ikur sa te miqtë, sa bashkë me ta, për t’u tubuar në fshatin Kralan me së paku dhjetë mijë të zhvendosur nga zonat e Kijevës, Klinës e Drenicës. Aty i ndajnë disa nga meshkujt e rritur dhe i përgjakin me tortura.

Dy ditë mbeten të uritur jashtë edhe gjatë të ftohtit të natës. Ndonëse serbët ua marrin paratë dhe stolitë e arta si shpagim për t’i lëshuar drejt Shqipërisë, nuk përmbushin gjithë premtimin. Përzgjedhin rreth tetëdhjetë meshkuj, ndër të cilët Mentorin, djalin 18-vjeçar të Maliqit, që nuk i lëshojnë drejt Shqipërisë, por i çojnë drejt asaj që sot njihet si Masakra e Kralanit.

Familja Kryeziu kthehet pas lufte nga Shqipëria për ta gjetur jo veç shtëpinë të djegur nga serbët. Në gjurmim të të birit, në Kralan gjejnë të djegura edhe mbetje trupore njerëzish.

Aktor: Shkelzen Veseli
Kompozitor: Memli Kelmendi
Intervistues: Korab Krasniqi
Fotografitë: Korab Krasniqi
Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

Linku për audio- rrëfimin http://kosovomemory.org/podcast/episodi-03-gjetem-copa-eshtnash-te-medha-sa-gishti-21-40-min/?lang=sq